Qeverinë e Maqedonisë nuk do ta njohim pa zgjedhje të lira!

johanes hahn

Nderkombëtarët nuk do të njohin Qeverinë e re, nëse zgjedhjet mbahen pa plotësimin e të gjitha kushteve që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinës.

Mesazhin e dërgoi komisionari për zgjanim dhe fqinjësi Johannes Han tue shtue se në Bruksel janë të zhgënjyem nga zhvillimet e fundit në Maqedoni.

“Nëse nuk punojnë bashkarisht dhe nëse, të themi, nuk përqendrohen në atë që të ketë zgjedhje të drejta, shteti, qeveria e re nuk do ta themi troç, pranohet ndërkombtarisht dhe as nuk do të njihet. Kjo ju mbetet vendimarrëse dhe të gjithë ata duhet ta dinë se çka po rrezikohet”, deklaroi Johannes Hahn.

Hahn tha se liderat duhet të përqendrohen te arritja e nji marrëveshje tue ba kompromise e jo të rrahin gjoks për atë se kush asht fitues e kush humbës.

Hahn paralajmëroi se me euro-deputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Houit si garantues të marrëveshjes së Përzhinës, do të bajnë perseri tentim për me i ulë partitë politike që t’arrihet marrëveshje për tejkalim të krizës.