Qeverisë i kërkohet me nda 50 mijë euro për rastin Dehari

Në mbledhjen e dytë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka kërkue nga Kryeministri Ramush Haradinaj m’u nda mjete financaire nga buxheti i shtetit për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së ish-anëtarit të VV’s Astrit Deharit, i cili kishte ndrrue jetë në Qendrën e Parabugimit në Prizren në rrethana të dyshimta.

Tahiri ka thanë se në këtë mbledhje nuk ka nevojë të merret vendimi për mjetet financiare lidhun me rastin, por të ketë nji zotim nga kabineti qeveritar se do të marrin nji vendim në mbledhjen e radhës.

“Për rastin Dehari, që t’i ndajmë mjetet nga ana e Qeverisë së Kosovës për nji ekspertizë që të përmbyllim rastin e tij. Sot të mos marrim vendim por të zotohemi se kemi me kry këtë punë”, ka thanë Ministri i Drejtësisë.

Ai po ashtu ka theksue se mjetet e nevojshme financiare kapin vlerën prej rreth 50 mijë eurove.

 

Shperndaje në: