Qeverisë serbe i kërkohet me pezullue dialogun me Kosovën derisa Trump ta marrë pushtetin

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popovic, i ka ba thirrje Qeverisë së Serbisë me ndërpre dialogun Prishtinë-Beograd dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Kjo, simbas tij, duhet me zgjatë deri në vendosjen e administratës së re amerikane të udhëhequn nga Donald Trump.

Popovic ka folë kështu tue u mbështetë në atë se me Trumpin ka me ndryshue edhe qasja ndaj Serbisë.

“Jam i bindun se mbas 20 Kallnorit, kur ka me qenë inaugurimi i presidentit të ri të SHBA’ve, qëndrimi amerikan ndaj Serbisë ka me ndryshue dhe për këtë arsye Qeveria jonë nuk duhet me nxitue për përmbushen e premtimeve të bame te politikanët në Bruksel e Washington”, ka shtue Popovic.

Popovic beson se Beogradi duhet me refuzue marrëveshjet e reja dhe të kalueme, sepse ato marrëveshje, simbas tij, po damtojnë interesat shtetnore dhe paraqesin kërcënim territorial për Serbinë.