Qinda qytetarë dhezen qira për Aulon Zekën (foto)

Për Aulon Zekën, i cili u vra ditë më parë në Prishtinë, sonte po dhezen qirat.

Para Teatrit Kombëtar qinda qytetarë kanë dhezë qira në kujtim për të ndjerin.

Familjarë, shoqni e qytetarë të zakonshëm e ndanë dhimbjen me familjen, mbasi Auloni u vra me katër plumba natën mes së Premtes dhe të Shtunës.

Trupi i tij i pajetë u gjet të Shtunën rreth orës 11:00.

Gjykata Themelore ju ka catkue masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuemve që e kanë kry këtë vrasje.

G.H dhe R.G që të dy të mitun, dyshohen se kanë gisht në vrasjen e 16 vjeçarit.

Simbas informacioneve, arsyeja e konfliktit ishte nji lidhje dashnie.

 

Shperndaje në: