QKUK mban rekordin e korrupsionit në Kosovë

Se QKUK’ja asht institucioni ma i korruptuem e vërtetojnë rezultatet e hulumtimit të Lëvizjes FOL, tha sot Furtuna Sheremeti gjatë shpalosjes së gjetjeve të raportit.

Ndërsa ambasadori i Kanadasë në Kroaci, e jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, i bani thirrje Qeverisë që me punue ma shumë në luftimin e korrupsionit.

“Nuk due me folë shumë për korrupsionin, por nga këndvështrimi im mundem me thanë se Kosova asht larg vendeve të pakorruptume dhe Qeverisja në Kosovë nuk asht në nivelin e perfeksionit. Ata duhet me e ditë këtë, prandaj duhet me ba ma shumë në luftën kundër tij”, tha ambasadori.

Edhe Petrit Zogaj tha se shëndetsia asht problematika kryesore e vendit.
Megjithatë raporti ven në pah faktin se ofrimi i ryshfeteve kundrejt stafit të institucioneve shëndetsore asht mjaft i praktikuem nga qytetarët ndaj mjekëve dhe infermerëve, që në raste të shumta e konsiderojnë atë shpërblim ndaj shërbimit të mjekut apo infermerëve.

Në përgjithësi, simbas anketimeve qytetarët mendojnë se institucioni ma i korruptuem mbetet QKUK e ma së paku Qendrat e Mjekësisë Familjare. 73% shprehen se janë përfshi në probleme të tilla e 28% e anketumve kanë shfrytëzue lidhjet personale e familjare për shërbime shëndetësore.

Për ma tepër, mesatarja për dhanien e të mirave materiale asht rritë në 1.92 herë, e për pare asht 1.84. Raporti e nxjerr se shumat e ryshfetit shkojnë nga 5 deri në 600 euro.

E raportimi i ktyne rasteve asht shumë i rrallë, Simbas raportit, 25% e anketuemve e shohin të arsyshëm se kanë pasë dobi nga dhania e pareve, ndërsa 24% nuk raportojnë tu’ mendue se askush nuk ka me u marrë me rastet.

Hulumtimi dhe prezantimi i platformës së statistikave Antikorrupsion asht përkrahë nga Qeveria Kanadeze.