QKUK me nevojë urgjente për 100 infermierë, por a ka buxhet!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftue se ka nevojë urgjente për ma s’paku 100 infermierë.

Në takimin e drejtorit të SHSKUK’s, Curr Gjocaj me drejtorët e klinikave dhe instituteve,  asht paraqit kërkesa për nevojën e nji numri të infermierëve.

“Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK’s, Curr Gjocaj, sot ka mbajt takim pune me drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK’s.

Ai ka njoftue drejtorët në lidhje me konkursin e realizuem së fundmi për pranimin e specialistëve të papunë, tue kërkue nga drejtorët e klinikave që të bajnë sistemimin e tyne simbas nevojës që kanë repartet e ndryshme në QKUK”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.