QKUK: Sivjet pati 87 raste të aborteve

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), gjatë vitit 2016, deri tash janë regjistrue gjithsej 87 raste të aborteve.

“Arsye ma e shpeshtë e aborteve janë kushtet socio-ekonomike, por ka edhe raste të rralla të divorceve”, thotë për lajmi.net drejtuesi i repartit të planifikimit familjar, ku kryhen abortet, dr. Jakup Ismajli.

Ai thekson se nga 87 raste, “ tetë janë që kanë krye për herë të parë abortin, do të thotë që nuk kanë lindë, kurse tjerat kanë pasë dy e ma shumë lindje.”

 Mbas luftës, numri i aborteve ka qenë dukshëm ma i madh. Mirëpo, simbas tij, numri i aborteve në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike (KOGJ), në pesë vjetëshin e fundit ka ra dukshëm.