Qosja kallxon pse Kosova s’mundet me u çuejt shtet i pamvarun!

“Mjerisht, njimijë herë mjerisht, Kosova nuk mund të quhet ashtu si e qen Ministria jonë e Jashtme, “shtet i pamvarun, sikurse çdo shtet tjetër në rajon”.”

Këtë gjykim nuk e jep nji politikan, por akademiku Rexhep Qosja në’intervistën për Gazetën Shqiptare.

Qosja e argumenton mendimin e tij me këto fjalë:

“Po të ishte shtet i pamvarun si çdo shtet tjetër në rajon, – thotë ai, – nuk do të ndodhte që në institucionet administrative, arsimore, kulturore e të tjera të komunave serbe në Kosovë të mos ketë simbole të shtetit të Kosovës.

Po të ishte Kosova, shtet i pamvarun, si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ngrihej përmendorja madhështore e Car Lazarit në Mitrovicën Veriore me gishtin ngritun në shejë pushtimi ndaj Kosovës!

Po të ishte Kosova, shtet i pamvarun si çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të ndodhte që edhe në disa zyra në Prishtinë a në ndonji komunë tjetër të mos vihej fotografia e kryetarit të Kosovës, por të viheshin fotografi të kryetarëve të dikurshëm partiakë! E të tjera e të tjera.

E pse Kosova, megjithatë, s’asht shtet si çdo shtet tjetër në rajon, por shtet me sovranitet të cenuem prej komunave serbe në Kosovë, që s’i pranojnë simbolet shtetnore të Kosovës, fajtorë janë oligarkët që në krye të Kosovës gjenden që 16 vjet, që i kanë ba siç i kanë ba bisedimet me Serbinë,” ka theksue ndër të tjera Qosja.