“Qumili” në polici, ushtroi dhunë ndaj motrës

Sevdai Radogoshi asht shoqnue t’Ejten mbasdite në Policinë e Gjakovës, nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të kryem ndaj motrës së tij.

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njoftun si “Qumili”, u shoqnue për disa orë në Policinë e Gjakovës mbas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mire.

Të enjten, më 12 maj, rreth orës 11:00 dhe 15:30, një qytetare femër, qytetare e Gjakovës, ka raportuar së është sulmuar fillimisht nga një vëlla dhe pastaj nga një vëlla tjetër. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer të gjitha procedurat ligjore. Ky rast është klasifikuar si lëndim i lehtë trupor dhe është njoftuar edhe prokuroria për to, ndërsa të dyshuarit kalojnë në procedurë të rregullt”, tha komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj.

E kontaktueme nga Kallxo.com, motra e Qumilit, Floranda Radogoshi, konfirmoi se i ka denoncue vllaznite në polici për sjelle jo të mirë ndaj saj.

Vëllai i madh ka ardhë në mëngjes dhe jemi fjalosë për shtëpinë ndërsa pasdite ka ardhë Sevdaiu edhe me të kam pasur një konfrontim”, tha ajo.

Ajo shtoi se nga konfrontimi me Sevdaiun e ka lëndue hundën.

Sevdai Radogoshi për Kallxo.com nuk e mohoi shoqnimin në Polici por mohoi se ka ushtrue dhunë apo ndonji formë tjetër presioni ndaj motrës.

Vëllai ka shkuar në mëngjes ta vizitojë nënën, mirëpo ka ndodhur një konflikt me motrën për shkak të gjendjes jo të mirë psikike te saj. Kur dëgjova për rastin dhe që kishte intervenuar edhe Policia, shkova pas dite ta marr nënën dhe motra reagoi sërish keq duke ma thirrë edhe mua Policinë“, tha Radogoshi.

Ai thotë se fjalët e motrës së tij nuk duhet me u marr seriozisht për shkak të gjendjes së saj psikike.

Askush s’e ka goditur dhe askush nuk dëshironte ta largojë nga shtëpia. Përkundrazi, ne e kemi mbajtur në atë shtëpi”, tha Radogoshi.

Simbas zyrtarëve policorë, mbas deklaratave në Polici me konfliktin në familjen Radodgoshi asht tue u marrë Prokuroria e Gjakovës.