Qysh deshtuen rugovistët por edhe komandantët n’vend!

pacolli

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për deshtimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupcionit.

Në intervistën dhanë “Zërit”, Pacolli thotë se kanë deshtu të dy konceptet politike, edhe ata që thirren në filozofinë rugoviane, por edhe krahu i luftës me gjithë ata komandantë.

“Dështuen ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmu vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Deshtuen dhe ata që thirren në meritat e luftës, tue zhba praktikisht me korrupcionin dhe paaftësinë e tyne, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifiku gjithë ai gjak”, ka thanë Pacolli, simbas të cilit, gjendja aktuale u konvenon qeveritarëve.

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti me kalue pragun zgjedhor, thotë se tash e dy vjet asht tue punu me ekspertë për nji ofertë të re për qytetarin e Kosovës.