Qysh e ka vlerësue AAK raportin e DASH për trafikimin me qenie njerëzore!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës e vlerëson tronditës realitetin që e përshkruen Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin e vitit 2016 për Kosovën mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore.

“Kosova asht vend burim dhe destimin për burrat, gratë dhe femijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyrueme, perfshi edhe në industrinë e restoranteve.

Korrupcioni qeveritar krijon nji mjedis që u mundëson disa krimeve të trafikimit.

Disa zyrtarë policorë, punëtor të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzue ose denue për krime të trafikimit”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit të Shtetit simbas AAK’s.

AAK thotë se asht tronditëse përgjegjësia që administrata amerikane në menyrë direkte i vendos Qeverisë së Kosovës, tue e vlerësue si “krijuese të mjedisit që mundëson krimet e trafikimit”.