Qysh e komenton Eqrem Kryeziu kandidaturën e Avdullah Hotit?

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dikur edhe udhëheqës i qytetit të Prizrenit, e ka komentue kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër.

Kryeziu, i cili njihet për akuzat tejet të ashpra drejtue kryetarit aktual të LDK’s, Isa Mustafës, thotë se nuk befasohet nga vendimet e këtij subjekti.

Ish-deputeti i Kosovës Kryeziu, tue komentue kandidaturën e Hotit për kryeministër, deklaroi të Martën për Express se erozioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës asht tue vazhdue.

“Kandidati për kryeministër asht çashtje e secilës parti. Në qoftë se më pyetni si veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, atëherë mundem me ju thanë se nuk befasohem: vazhdon erozioni i kësaj force politike”, u shpreh Kryeziu për Express.

Madje, tue folë rreth kësaj situate, Kryeziu thotë se këto edhe ishin arsyet pse u largue nga LDK’ja.

“Paj, kjo ishte arsyeja pse ika i dëshpëruem prej saj”, tha ai ndër tjerash.