Qysh e komenton nënkryetari i LDK’s deklaratën e Selmanajt për largim nëse bahet koalicion me PDK?

Nënkryetari i LDK, Haki Rugova, ka thanë se e përkrah deklaratën e kandidatit për deputet, Driton Selmanajt, i cili paralajmëroi dorëheqjen nga partia ku ka aderue para zgjedhejve, nëse kjo e fundit hyn në koalicion edhe njiherë me PDK.

Këto deklarata Selmanaj i ka ba mbramë në Rrokum Roll të TV Rrokum.

Megjithëse nuk pajtohet që të flitet për dorëheqje në këtë kohë, Rugova ka thanë se Selmanaj ka dhanë deklaratë të saktë, tue shprehë pajtimin e tij të plotë me qëndrimin e tij për mos me iu bashkangjitë PDK’s edhe njiherë në qeverisje.

“Së pari më vjen mirë që Dritoni asht nji ndër ma të votuemit dhe pajtohem me qëndrimin e tij, megjithatë nuk kisha me thanê se duhet thanë se do jap dorëheqje. Unë e përcolla Dritonin dhe qëndrimi i tij ishte shumë i saktë dhe me vend. Nganjiherë m’u duke si me pas thanë unë”, tha Rugova për Periskopin.

Rugova thotë se koalicioni me PDK nuk ka ma kuptim dhe LDK s’ka me ba ma prapë të njajtin gabim.