Qysh e komenton Nexhmedin Spahiu viziten e Djuric’it!

Analisti Nexhmedin Spahiu në nji prononcim për Telegrafin ka thanë se arrestimi dhe mbajtja në burg e Nehat Thaçit asht përgjigje e shtetit serb ndaj tentim-arrestimit të Djuric’it kohë ma parë.

Simbas tij, shteti serb ka ende forcë karshi Kosovës.

“Fakti që Djuric vjen persëri në Kosovë asht demonstrim i forcës dhe superioritetit të shtetit serb karshi Kosovës”, tha thanë Spahiu.

 Marko Djuric pritet me vizitue veriun e Mitrovicës rreth orës 15:15, ku ka me diskutue me përfaqësuesit e sindikatës dhe punëtorët serbë të “Trepçës”.

Djuric vjen në Kosovë me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kjo e fundit, ja kishte refuzue dy kërkesat paraprake për vizitë në Kosovë.