Qysh e komenton Shpendi shitjen e Audi Q7 të Isa Mustafës

Shitjen e Audi Q7 të Isa Mustafës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësue si nji “premtim simbolik që më në fund u realizue”.

Ahmeti e ka quejt simbolik sepse, siç ai u shpreh, “si përqindje e buxhetit nuk asht e madhe, por simbolik sepse nji kerr i shtrejtë përfaqësonte çdo gja që nuk na duhet në sektorin publik”.

 

Postimi i Ahmetit: 

 

Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.