Qysh e kundërshtoi Fidel Castro nderhymjen e NATO’s në Kosovë!

Ish-presidenti komunist i Cuba’s, Fidel Castro, që sot mbylli sytë përgjithmonë në moshën 90-vjeçare kishte kritikue ndërhymjen e NATO’s, me theks të trupave amerikane, në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.

Më 13 Qershor 1999, kur forcat e NATO’s ishin futë në Kosovë, Fidel Castro e kishte kritikue këtë lëvizje tue e quejt këtë si “nji shembull tjetër i ‘imperializmit’ amerikan”.

Tue folë para nji audience ndërkombëtare, Castro kundërshtoi veprimet e NATO’s në Jugosllavinë e asaj bote që nga fillimi i akcioneve të Aleancës Veri-Atlantike, tue i karakterizue sulmet ajrore si “lufta ma frigacake e bame ndonjiherë” dhe “nji betejë kolosale kundër sovranitetit”, shkruente gazeta e Partisë Komuniste të Cuba’s, ‘Granma’.