Qysh e mbyti rryma 43 vjeçarin në Mitrovicë!

Dje mbasdite në Mitrovicë asht raportue se nji person i moshës 43 vjeçare ka humb jetën si pasojë e rrymës.

Policia mbas procedimit në vendin e ngjarjes, bani të ditun se viktima në kohë të incidentit, ishte në shtëpinë e tij tue saldue me aparat elektrik.

Trupi i pajetë i viktimës asht dërgue për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.