Qysh e priten veteranët e UÇK’s vizitën e Thaçit të memoriali i serbëve!

Homazhet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tek memoriali i serbëve, të cilët janë vra tue kry krime ndaj shqiptarëve, dhunue mbi 20.000 femna dhe tue luftue me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, asht cilësue si turp, fyemje, ofendim dhe jonormale për popullsinë e Kosovës, të cilët me shekuj luftuen për çlirimin e vendit.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi, ka thanë për KosovaPress se vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi te varrezat e serbëve të vramë asht fyemje për shqiptarët dhe luftarët e UÇK’s, të cilët luftuen për çlirimin e vendit.
Edhe Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’s, Faton Klinaku, ka thanë se kjo vizitë përveç që asht jonormale, asht edhe e damshme për vendin.
Presidenti Hashim Thaçi, para disa ditëve ishte në vizitë tek memoriali i 14 serbëve të vramë në fshatin Grackë të Lipjanit, prej ku ka thanë se “Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe nji herë keqardhje për krejt viktimat gjatë dhe mbas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi asht krim kundër kujtdo qoftë të jetë ba apo nga kushdo qoftë që asht kry”.