Qysh e priti Thaçi miratimin e PE’s për vizat!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se miratimi i propozimit për liberalizmin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, asht moment historik për Kosovën.

Thaçi përmes nji postimi në Facebook ka falendërue eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real t’arritunave tona.

Ky asht postimi i plotë:

Miratimi i propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian është edhe një dëshmi tjetër e përkrahjes dhe e gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë.

Ky është moment i ri dhe historik për Kosovën.

I falënderoj eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arriturave tona.

Tani është radha që pa vonesë të veprojmë dhe t’i marrim vendimet ne si Kosovë.
E ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën.