Qysh e quen Shpend Ahmeti vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thanë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, asht nji mesazh për ndjenjë të pasigurisë.

Ai në nji postim në Facebook ka shkrue se kjo ndjenjë po krijohet qëllimisht. Simbas tij, kjo vjedhje asht edhe shej e kërcënimeve që munden me ba grupe të nëntokës.

“Me hy “hajnat” me vjedh telefonin e kryeprokurorit natën kur ata janë në shtëpi nuk është vjedhje por mesazh. Po i quaj kushtimisht “hajna” sepse nuk besoj se janë vetëm hajna. Por kjo e gjitha po ndodh para syve të policisë. Kjo ndjenjë e pasigurisë që po krijohet është e qëllimtë, por është edhe shenjë e kërcënimeve të fundit që mund të bëjnë grupe të nëntokes. Bashkë kundër krimit!!!”, ka shkrue Ahmeti.