Qysh e sheh deklaratën e Kuvendit për vizat Tanja Fajon

Raportuesja në Parlamentin Europian për çashtjen e vizave për Kosovën, Tanja Fajon i ka thanë Radios Europa e Lirë se asht në dijeni për nismën në Kuvendin e Kosovës për miratimin e nji deklaratë në lidhje me liberalizimin e vizave.

Por, ajo nuk asht shpreh shumë optimiste se me nji vendim i tillë Kuvendit të Kosovës do t’ishte i mjaftueshëm që Bashkimi Europian me marrë hapin tjetër për heqjen e vizave, marrë parasysh kriteret e përcaktueme.

“Kam frigë se asht veshtirë të thuhet që kjo (deklarata) asht e mjaftueshme, ngase nëse me këtë deklaratë shkohet persëri kah hapja e çashtjes së kufinit, natyrisht që Komisioni Europian apo shumë shtete anëtare do të munden me shfrytëzue këtë për vazhdimin e matutjeshëm të bllokadës, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën“, ka thanë Fajon.

Simbas saj, tash nuk mundet me u ba nji vlerësim i saktë se a do të jetë kjo deklaratë e mjaftueshme, marrë parasysh kriteret e përcaktueme, ku Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi veçohet si kryesori.

Ndërkaq kriter tjetër dhe i vazhdueshëm asht ai i luftimit të krimit të organizuem dhe korrupcionit.

Fajon ka thanë se i vjen keq për këtë kriter, por ka potencue se asht e pamundun me u ba ndonji ndryshim.

Sidoqoftë, ajo e ka vlerësue pozitive këtë deklaratë, si formë të shprehjes së vullnetit politik për përmbushjen e dy kritereve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave.