Qysh e sheh fuqizimin e grues Kryeministri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konsultimet e nivelit të naltë rreth procesit të integrimit europian dhe barazisë gjinore, t’organizueme nga Ministria e Integrimit Europian, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se barazia gjinore nuk asht çashtje që i përket vetëm integrimit dhe agjendës europiane, por asht e ndërlidhun ngushtë me agjendën e mbrendshme kosovare.
“Deshirojmë me ndërtue nji shtet i cili ka vlera të demokracisë së mbrendshme, ka vlera të barazisë gjinore dhe vlera të barazisë nacionale dhe në të cilin, krejt qytetarët do të ndjehen të barabartë pa marrë parasysh dallimet gjinore, etnike ose dallimet sociale”, tha kryeministri.

 

2-gruejaaa

 

3-gruejaaa