Qysh e sheh kjo gazetë amerikane zgjidhjen për Demarkacionin!

Gazeta prestigjioze amerikane ‘Washington Post’ ka publikue nji shkrim për çashtjen e Demarkacionit të kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Artikulli i shkruem fillimisht nga agjencia e lajmeve AP thotë se Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk ka caktue nji afat të qartë kohor për zgjidhjen e çashtjes së Demarkacionit me vendin fqinj.

“Ramush Haradinaj tha të Mërkurën në Shqipni – në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit – që Qeveria e tij po punon për me zgjidh Demarkacionin dhe se ka me fillue me bisedue me Malin e Zi  ‘kur të kemi të gjetuna ma të qarta për këtë çashtje’.

Haradinaj tashme ka autorizue komisionin e ri me hartue nji raport mbrenda nji mueji.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkrue më 2015, por nuk kishte gjetë përkrahje nga opozita në parlament, opozitë ku bante pjesë edhe vet Haradinaj, tash Kryeministër.