Qysh e sheh Memorandumin me britanikët kreu i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka theksue se mbas nji viti angazhim u nënshkrue nji Memorandum i randësishëm që i dedikohet fuqizimit dhe pamvarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pamvaruna me Ambasadën e Mbretnisë së Bashkueme.

Simbas tij ky asht moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik.

Ky asht postimi i plotë:

Sot, pas një viti angazhim, nënshkruam një Memorandum, tejet të rëndësishëm, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendi ynë ka nevojë për ndryshime. Vendosmëria jonë sjell rezultate që presin qytetarët, profesionalizmin, përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik.K.V

 

2-kadriaa

 

1-kadria