Qysh e sheh PDK denimin e Sami Lushtakut!

lushtakusami

Partia Demokratike e Kosovës ka reague ndaj denimit të Sami Lushtakut me 7 vjet burg.

Simbas PDK’s, akuza ndaj Lushtakut ishte hedh poshtë ma herët nga gjykata, andaj edhe denimi i fundit asht i pabazuem.

PDK beson se Lushtakut ka me ju rikonfirmue pafajësia, deri sa kërkon që procesi gjyqësor me u zhvillue në standardet demokratike të drejtësisë dhe larg tendencave e manipulimeve që nuk i takojnë drejtësisë.

 

Ky asht reagimi i plotë i PDK’s:

 

Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur.

Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përseri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përseri do të triumfojë.