Qysh e sheh Tomë Gashi vdekjen e Astrit Deharit!

toma

Juristi Tomë Gashi ka thanë se vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, asht e dyshimtë dhe duhet të vërtetohet nga pushteti që e burgosi atë si terrorist.

Simbas Gashit, Astriti kishte qendrue 67 ditë në burg vetëm se e donte kombin e vet.

Gashi ka thanë se meqë Astriti nuk asht ma, pushteti le të krenohet se ka nji terrorist ma pak.

Ai ka shtrue edhe nji pyetje, ku thotë se “a duhet me lejue që ata që e burgosën Astritin pa faj, me vertetue ata që e mbajtën në paraburgim?”.

 

Ky asht reagimi i plotë i Gashit:

 

Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet,nga pushteti qe e burgosi si terorist,apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone.

Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.

Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg,nese do te kishim drejtesi te pa politizuar.Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.

Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar,donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.

Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si “terorist ” kunder shtetit.

Sot pasi qe Astriti nuk esht me ne mesin tone,pushteti ler te krenohet se e ka nje terorist me pak dhe pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte me ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe arestuan pa faj,qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye apo shkakun pse astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson..