Qysh e sheh Tonino Picula Demarkacionin me Malin e Zi

toninopicula

Tonino Picula, kryesues i delegacionit të Parlamentit Europian të cilët po qendrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë ku do të diskutohet për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ka thanë se sot ka nis nji proces i randësishëm.

“Siç e dini më 1 Prill ka hy në fuqi marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe sot do të zhvillohet mbledhja e parë e bordit. Para se të takohemi po mundohemi të kemi nji pikturë të përgjithsme për situatën. Nuk asht sekrete që Parlamenti Europian e mbështet perspektivën europiane të Kosovës. Na po e shohim edhe si luftohet krimi i organizuem, korrupcioni dhe liria e mediave” ka deklarue zyrtari i naltë i PE’s mbas takimit që pati sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Na po e shohim se çka po ndodh edhe me Demakracionin e kufinit me Malin e Zi që si e dini asht nji kusht për liberalizimin e vizave’ ka shtuar ai.