Qysh e shkaktoi zjarrin kosovari në ‘Malin e Bardhë’ n’Ulqin!

Shtetasi i Kosovës Arif Osmani ka pranue para inspektorëve se ka shkaktue zjarrin në “Mal të Bardh” në Ulqin.

Siç shkruen “Pobjeda”, ai hetuesve i tha se blluzën e dhezun e qiti në kaçubë, por nuk e diti se ka me shkaktue zjarr, transmeton ul-info.

Atij të Hanën ju caktue burgimi prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut nga arratisja.

Ai akuzohet për veprën penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.