Qysh e uruen Merkel e liderat tjerë të botës Trump’in?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka urue fitoren e Donald Trump dhe ofroi bashkëpunim të ngushtë, bazue në vlerat e përbashkëta në të njajtën kohë tue theksue se Shtetet e Bashkueme për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake ka përgjegjësi për zhvillimin global.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka urue fitoren Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ka shtue se Mbretnia e Bashkueme dhe Shtetet e Bashkueme mbeten “partnerë të fortë dhe të ngushtë” në fushat e tregtisë, sigurisë dhe të mbrojtjes.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpreson se fitorja e Trumpit ka me pasë hapa pozitivë në Lindjen e Mesme, si dhe për çashtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në botë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përgëzue Donald Trump për fitore në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkueme dhe e quejti atë nji “mik të vërtetë të Izraelit.