Qysh fitoi Donald Trump?

Shumë pyesin: Pse fitoi Donald Trump presidencën? Analistët thonë se klasat e nalta të shoqnisë votuen për Clinton, ndërsa ata që janë shumica, pikërisht shtresat ma të ulëta besojnë se Trump ka me sjellë ndryshimin.

Ai triumfoi me stilin e veçantë që në mënyrë të vazhdueshme sulmonte ato që i cilësonte si plagët e shoqnisë. Manjati i pasunive të patundshme ka premtue se ka me luftue klasën e korruptueme të shoqnisë, se ka me shfarosë terrorizmin, se ka me i rikqyrë politikat e emigracionit, se ka me ja hape rrugët tregtisë dhe se ka me i çelë mija vende pune.

Por qysh? Miliarderi që siguron në llogarinë e tij bankare 3.7 miliardë dollarë pasuni, gjatë fushatës nuk ka dhanë detaje mbi implementimin e këtyne politikave të reja. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka prekë popullin në pikat e dobëta, dhe ata të dëshpëruem për ndryshim nuk ban gja tjetër veçse e votuen. Nji tjetër faktor asht se ai kishte përballë nji kandidate të konsumueme për thuejse 3 dekada në jetën publike të vendit. Amerikanët ndihen të lodhun. Por, tash, detyra e Donald Trump nuk asht e lehtë.

Ai ka me hy në Shtëpinë e Bardhë me tutën e rritjes së ksenofobisë për shkak të retorikës ekstremiste. Muri që ka premtue me Meksikën, disa analistë thonë që ishte nji deklaratë fushate thjesht për me ba bujë mediatike. Karrigia e Zyrës Ovale thotë nji analist i Universitetit të Brooklyn ka me ja imponue Trump sjelljen dhe politikat mbrenda kornizave të nji zyrtari, dhe jo nji personi që sikurse Trump reflekton i ka ardhë në majë të hundës establishmenti i shoqnisë.