Qysh i ‘çmendi’ Ilir Meta serbët në Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipnisë Ilir Meta, gjatë vizitës në Malin e Zi, mbajti nji fjalim pershëndetës në Parlament, ku vlerësoi si të shkëlqyeme marrëdhaniet mes dy vendeve.

Kryeparlamentari u shpreh se ndjehet i nderuem me mbajtë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Gjithashtu Meta falënderoi grupimin e partive shqiptare të Malit të Zi, të cilat në përputhje me Kushtetutën tuej bazuen kërkesën e tyne për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Malit të Zi.

Por gjatë vizitës së Metës, mediat malazeze raportuen se nji grup deputetësh të Demokracisë së re Serbe, kanë protestue me pankarta.

“Populli i Malit të Zi nuk ka me njoftë Kosovën asnjiherë, dhe na shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, deklaroi nji nga deputetët.

Gjatë vizitës në Podgoricë, kreu i Kuvendit i dha Milo Đukanović dekoratën “Urdhni i Flamurit”.

Kjo nuk asht pranue nga deputetët dhe akuzuen Đukanovićsi tradhtar se e mori dekoratën si shpërblim për njohjen e Kosovës, shkruen Shekulli.

 

1-metaa

 

serbet

 

2-serbet