Qysh i sheh Jakup Krasniqi mbajtjen e dy parë zgjedhjeve!

Për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, opcion i pranueshëm asht edhe organizimi në pako i zgjedhjeve parlamentare dhe atyne lokale në pjesën e parë të vitit t’ardhshëm.

Edhe pse, simbas tij, ma së miri do t’ishte që deri tash të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Por, mëqe ato nuk kanë ndodhë, simbas tij, do t’ishte zgjedhje ma pak e keqe, nëse ato do të shtyheshin për nji vit ma vonë.

Ai thotë se organizimi i zgjedhjeve në nji pako do t’ishte nji lehtësi dhe do të kishte nji kosto ma të vogël.

Se në cilën kohë pret Krasniqi të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe cilat do të ishin përparësitë dhe të metat e organizimit të dy palë zgjedhjeve në pako ndiqeni videon në vazhdim!