Qysh i sheh Lekaj i AAK’s shkrimet e mediave serbe për Haradinajn!

Shefi i Grupit të AAK’s Pal Lekaj ka folë para deputetëve në lidhje me disa shkrime në mediat serbe për kryetarin e AAK’s Ramush Haradinaj.

Lekaj tha se Qeveria duhet me i mbrojt njerëzit e Kosovës nga këto shpifje.

“Armiqtë tentojnë me godit ë aty ku asht ma së forti. Ramushi ka marrë goditje nga ata që janë kundër vlerave pro perëndimore të Kosovës. Haradinaj ka qenë çdo herë në ballë të proceseve. Nëse dikush mendon se me shpifje të tilla zbehin fuqinë e Ramushit në Kosovë e kanë gabim. Haradinaj e ka pasë çdo herë mbështetjen e popullit”, tha Lekaj.