Video: Qysh kaloi nata e tretë e protestave në Charlotte të SHBA’ve!

Nata e tretë e protestave mbas të shtënave fatale të policisë në Charlotte kaloi e qetë, të Premten në mëngjes, mbas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryebashkiaku i qytetit dhe arritjes së pjesëtarëve të armatosun të Gardës Kombëtare në qendrën e qytetit.

Në demonstratat përgjithësisht të qeta të natës së t’Ejtes ju ba thirrje policisë me publikue video regjistrimet që do të zgjidh dallimet e thellueme rreth të shtënave gjatë kësaj jave mbi afrikano-amerikanët, njofton Associated Press.

Demonstruesit brohoritën “publikojeni xhirimin” dhe “i duem xhirimet” tue bllokue shkurtimisht nji udhëkryq afër selisë së Bankës së Amerikës (Bank of America) dhe më vonë tue i ngjit shkallët deri te dyert e qendra e qeverisë së qytetit.

Ma vonë, nji numër demonstruesish marshuen drejt autostradës përmes qytetit, por u kthyen mbrapa nga policia.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos mbas tri ditë të protestave mbasi, si njoftohet, nji polic vrau nji person të përkatësisë afrikano amerikane.

Nji demonstrues që u plagos randë gjatë natës së dytë të protestave, ndërkohë vdiq nga plagët e marra.

Policia pati përdor gazin lotsjellës ndaj qinda demonstruesve që sulmuen gazetarët, thyen xhamat dhe shkaktuen zjarre të vogla, njoftoi BBC.

Protestat filluen te qeta, por pastaj ndodhën të shtënat gjatë të cilave nji person u plagos randë.

Zyrtarët e qytetit thonë se policia nuk ka gjuejt mbi të.

Demonstuesit pastaj filluen me hedh shishe dhe fishekzjarrë mbi policinë, e cila u përgjigj me gazin lotsjellës.

U plagosën katër policë.