Qysh me i konvertue numrat e mobilit me kodin e ri 383?

telefoni-kosove-496x450

Me marrjen e kodit telefonik +383, kosovaret tashti kane problem qe krejt numrat me kodet tjera si  +377, +386, +381, me i kthye në prefiksin e ri të Kosovës, qe hyn ne fuqi me 15 Dhetor.

Zgjidhjen këtij problemi e ka trajtu studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Bujar Dervishaj, me aplikacioni e tij “ +383”, në kuadër të temës së tij baçelorit me titull “Zhvillimi i aplikacionit në platformën Android për konvertimin e kontakteve simbas kodit të ri telefonik të Kosovës”.

Aplikacioni asht zhvillu në platformën Android, dhe ka këto veti: (i) E ban nji kopje të krejt kontakteve (backup), (ii) I konverton prefikset +377, +381, +386 dhe ju shton kodeve te operatoreve 044, 045, 049, 043 nëse nuk e kanë edhe prefiksin e ri, të ardhshëm të Kosovës +383, dhe (iii) E konfirmon përditësimin e kontakteve.

Aplikacioni mundet me u shkarkue nga ky link në DropBox,

https://www.dropbox.com/s/pphr1c8x9hgh7yg/%2B383.apk?dl=0