Qysh mundet me mbetë AKR me vetëm 3 deputet

Aleanca Kosova e Re do t’i ketë pesë ministri dhe postin e Zavendëskryeministrit të parë.

Nëse kryetari i kësaj partie Behgjet Pacolli merr ndonji pozitë qeveritare atëherë ai duhet edhe me lanë postin e deputetit.

Njajtë asht edhe për deputetët tjerë që lanë pozitën e deputetit për pozita tjera qeveritare.

Nëse Pacolli merr pozitën e Zavendëskryeministrit apo edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme ashtu siç edhe asht përfol nëpër media, atëherë vendin e tij ka me nxanë deputeti tjetër i cili asht në listë të pritjes.

Por vendin e Pacollit nuk ka me mujt me nxanë  ndonji kandidat i AKR’s mbasi që kjo parti në zgjedhje ka garue bashkë me LDK’n dhe Alternativën në nji listë të përbashkët zgjedhore.

Në vend të Pacollit i pari që asht në listën e pritjes asht Imet Rrahmani nga LDK.

Rrahmani, Ministër në detyrë i Shëndetësisë ka marrë 7272 vota.

 

Shperndaje në: