Qysh ndikoi IPK n’fuqizimin e imazhit të policisë!

Inspektorati Policor i Kosovës ka shenue sot 10-vjetorin e themelimit, në ceremoninë e së cilës kanë marrë pjesë ministri Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Kryeshefi i IPK’s Hilmi Mehmeti tha se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasë nji progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i jashtëm, i pamvarun, i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë së Kosovës për me sigurue se puna e pjesëtarëve të policisë së Kosovës zhvillohet në përputhje me mandatin ligjor.

Simbas tij rrugëtimi i Inspektoratit nuk ka qenë pa sfida drejt krijimit të nji reputacioni dhe besueshmënie që IPK gëzon sot te qytetarët e Kosovës.
Ministri i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni tha se sot po shenohet nji 10-vjetor i njanës nga hallkat e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kurse deputeti Anton Quni, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Siguri dhe Punëve të Mbrendshme, ndërsa për nder të 10-vjetorit të IPK’s janë nda edhe medalje për punëtorët e këtij institucioni.

 

1-ipk

 

2-ipk

 

3-ipk

 

ipkquni