Qysh nuk e llogariten Kosovën si shtet, Shqipnia e Serbia!

Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës, Qeveria e Shqipnisë dhe e Serbisë kanë nënshkrue protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës.

Nji veprim i tillë i palës shqiptare len me u kuptue, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetnor të vendit.
Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për me dalë në Shqipni, zavendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipnisë, Brunilda Paskali, dhe Sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçevic, kanë nënshkrue protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ky veprim i palës shqiptare len me u  kuptue, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

Simbas dokumenteve zyrtare, që ka arritë  me sigurue gazeta Zëri, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipnisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçevic, më 15-16 Prill 2015, kishin negociue Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipnisë dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast ishin dakordue që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezentohen pranë institucioneve të Bashkimit Europian, me qëllim mundësimin e financimit të tyne nga fondet e kësaj të fundit.

Pak muej mbasi ka nënshkrue protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zavendëskryetares së Bashkisë së Tiranës.