Qysh parashikohet me qenë moti në muejt e mbetun të këtij viti?

Mueji Shtator ka pas temperatura relativisht të nalta, ndonëse hymë në vjeshtë parashikuesit e motit kanë nji lajm të mirë  për vendin tonë mbasi muejt Tetor, Nandor dhe Dhetor pritet me qenë me temperatura mesatare.

Simbas AccuWeather, temperatura ma e naltë pritet me qenë deri në 18 gradë celsisus, ndërsa mq e ulëta 1 gradë celsius, gjatë muejve të mbetun të këtij vjeti.

Ndërkohë, parashikimet e para për dimnin këtë vjet, mbas nji vere tmerrësisht të nxetë kallxojnë se në Europë në përgjithësi pritet me qenë nji dimër i butë.

Të dhanat të cilat tash janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muejit Tetor, Nandor dhe Dhetor do të kemi temperatura mesatarisht t’ulëta.

Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikue disa informacione se si ka me qenë dimni n’Europë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjerue nji tjetër dimën të butë.

Pamvarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Europën Veri-perëndimore asht ende i ulët.

Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyne.

Vitin e kaluem, dimni 2016 – 2017 ishte ma i ashpër tue shenue temperature t’ulëta.

 

 

Shperndaje në: