Qysh po i sheh LDK deklaratat e Veselit për zgjedhje!

Kërkesat e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njiherit kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie, për shkuemje në zedhje të parakoshme, nuk po e shqetësojne fare LDK’n.

Blerim Grainca, deputet i LDK’s në Kuvend, tha se deklaratat e Veselit dhe zyrtarëve të PDK’s për shkuemje në zgjedhje janë për konsum partiak.

“Personalisht mendoj se deklaratat e tilla ma shumë janë në funksion të mobilizimit të mbrendshëm të PDK’s dhe për konsum partiak por edhe në funksion të matjes së pulsit të opozitës si ban shpesh krytari i PDK’s, tha Grainca për gazetën Blic.

Simbas këtij deputeti, vendi nuk ka me shkue në zgjedhje të jashtëzakonshme mbasi që siç tha ai, PDK asht tue i ba gati emnat e ministrave të ri në Qeveri.

E kreu i Kuvendit Veseli, mbramë në nji intervistë për media tha se kanë qenë të sinqerta deklaratat e tij për shkuemje në zgjedhje.