Qysh po ju përseritet Kosovës, historia e vitit 2014

Rezultatet e prodhueme nga zgjedhjet e 11 Qershorit kanë rikthy Kosovën në vitin 2014 me disa ndryshime dhe rirreshtime të vogla partish.

Protagonist asht përsëri PDK, vetëm se këtë herë me vete ka edhe AAK’n e Ramush Haradinajt e Nismën e Fatmir Limajt.

PAN’i, si koalicioni që ka fitue ma së shumti vota në zgjedhje, do të ketë të drejtën për me krijue Qeverinë, ashtu si PDK kishte në vitin 2014.

Mirëpo, në situatën aktuale PAN’i ka vetëm 39 deputetë dhe së bashku me minoritetet nuk mund të shkojnë në ma shumë se 59 sish.

Në këtë rast atyne u duhen të paktën edhe 2 deputetë nga koalicioni LAA.

Deri tash Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR dhe Alternativa, të cilat krijojnë koalicionin LAA, kanë dalë me deklarata zyrtare se nuk do të mbështesin PAN’in për krijimin e Qeverisë, shkruen Zëri.

Në këtë rast, analistët kosovarë parashikojnë përsëritjen e situatës së vitit 2014, ku nuk ishte arritë m’u formue qeveria për muej të tanë.

Megjithatë ata shtojnë se bllokadë apo jo, kjo mvaret edhe nga ushtrimi i matunisë së Presidentit Thaçi.