Qysh po përçahet LDK!

Përcaktimi i kandidatëve për kryetar komune, ka përça degën e LDK’s në Drenas.

Simbas Izet Abdylit, që ka dërgue njoftim në media, kjo degë e LDK’s në Drenas para pak kohe kishte mbajt Kuvendin e punës ku kishte shtrue përgjegjësinë e kryetarit të Degës dhe kishte formue nji grup për kontakte me Kryesinë Qendrore.

“Përkundër kërkesave për një takim pune apo ftesës që dikush nga Qendra të vijë në Degë dhe të ballafaqohet me vërejtjet që Kryesia ka ndaj kryetarit të Degës, Kryesia Qendrore u mjaftua me raportimet e rrejshme të kryetarit Bedri Nika i cili gjendjen në Degë e paraqiste si stabile. Dhe tani kur kanë mbet vetëm edhe tri ditë afat për dorëzimin e listave, Dega ende nuk ka vendos për emrin e kandidatit për kryetar komune dhe bartës të listës, e të mos flasim për kandidatë për këshilltarë të Asamblesë Komunale”, shkruhet në njoftimin e Abdylit.