Qysh po shihet kodi i Thaçit për dekriminalizimin e politikës!

hashim-thaci-zyre

Presidenti, Hashim Thaçi, ka propozue formimin e nji kodi për dekriminalizimin e politikës kosovare.

Kjo ide nga ish-partia e tij (PDK) shihet si e qellueme, ndërsa LDK e konsideron si gjysmake.

Derisa analistët dhe njohësit e drejtësisë kerkojnë specifikim të dekriminalizimit.

Opozita thotë se i pari që duhet me hyjë në “detektorin” e dekriminalizimit asht Thaçi dhe partia e tij, shkruen Zeri.

Simbas tyne, dekriminalizimi duhet me ndodhë mbas zgjedhjeve të reja dhe vetëm mbasi në Kosovës të formohet nji qeverisje e re.

E njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i kreut të shtetit nuk asht i konkretizuem.

Kjo mbasi, simbas tyne, krimet e randa nuk mund të barazohen me ato ma të lehta.

E simbas analistëve politikë, propozimi në fjalë asht ideal po që se mund të realizohet.