Qysh po tuten amerikanët prej bombave atomike të Kim Jong-un (video)

Testi ma i fundit me raketa balistike nga Koreja Veriore i ka shqetësue zyrtarët amerikanë.

Pentagoni thotë se raketa e Koresë Veriore fluturoi 1600 kilometra mbi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të NASA’s.

Pastaj, raketa u kthye n’atmosferën e tokës dhe ra vetëm 90 kilometra larg Rusisë, raporton Metro.

Shteti amerikan që asht ma së afërmi me Korenë Veriore asht Hawaii.

Autoritetet e këtij vendi tashma kanë fillue me mendue për masa mbrojtëse ndaj nji sulmi eventual atomik, shkruejnë mediat amerikane.

Ndërkohë, qyteti amerikan që Kim Jong-un mundet me arritë asht Seattle, qytet ky që strehon bazat e kompanive të mëdha si Boeing, Microsoft dhe Amazon.

Baza ajrore Kitsap në Seattle përmban 1300 koka nukleare dhe asht baza me ma së shumti armë nukleare në botë.

Ndërkohë, autoritetet amerikane thonë se nuk kanë ndonji plan specifik për reagim në rast të nji sulmi atomik, kurse shqetësimet po rriten gjithnji e ma shumë për shkak të kërcënimit që vjen nga Kim Jong-un.