Qysh po zmbrapset PDK për Demarkacionin!

Partia ma e madhe në vend (PDK) e sheh të nevojshme arritjen e nji konsensusi nacional për çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa LDK insiston se demarkacioni shumë shpejt ka me shkue në Kuvend.

Opozita ka nji alternativë që kjo çashtje të zgjidhet deri në Shtator.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për ma shumë se 10 muej e ka mbështet Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufinit me Malin e Zi, tash asht ma e rezervueme për këtë çashtje.

Madje përfaqësuesit e partisë ma të madhe në vend tash thonë se asht e nevojshme gjetja e nji konsensusi nacional, mbasi, simbas tyne, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe mbrenda vetë partive.

Ata thonë se nuk ka asnji arsye që në Kosovë të këtë idhnim në raport me demarkacionin.

N’anën tjetër, zyrtarët nga Zyra e kryeministrit thonë se Marrëveshja për Demarkacionin ka me u dërgue frik në Kuvend për me u ratifikue /Zeri/