Qysh reaguen liderat e botës për sulmin terrorist në Stamboll

Në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll ka pasë reagime nga krejt bota tue u shpreh solidariteti me popullin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Francës, François Hollande, tue denue sulmin terrorist n’aeroportin Ataturk në Stamboll, tue theksue se sulmet në Turqi randojnë gjendjen atje.

Në nji konferencë për media mbas mbledhjes së Samitit të Liderave të BE’s në Bruksel, Hollande e ka denue me krejt forcën këtë sulm makabër.

Edhe kryetari i Asamblesë Parlamenare të Këshillit të Europës, Pedro Agramunt në llogarinë e tij në Twitter, ka shkrue: “Jam i tmerruem përballë nji tjetër sulmi në Stamboll. E denoj ashpër këtë sulm. Due me theksue se jam me Turqinë dhe popullin turk.”

Kryeministri i Francës, Manuel Valls në llogarinë e tij në Twitter shkruen: “Jam i tmerruem nga sulmi terrorist barbar ndaj aeroportit Ataturk në Stamboll. Franca asht pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.”

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, në llogarinë e tij në Twitter shprehet: “Dënoj fuqishëm sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll. Zemra ime asht me të plagosunit, familjet e të ndjemëve dhe të gjithë popullin turk.”

Edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, mbas mbledhjes së liderave të BE’s në nji konferencë për media në lidhje me sulmin n’aeroportin Ataturk në Stamboll, ka deklarue: “Dërgoj ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe të plagosunit në aeroportin Ataturk në Stamboll. Në kohë të tilla duhet të jemi të bashkuem.”

Edhe kryeministri italian Mateo Renzi denoi sulmin terrorist në Stambolli.

Kryeministri Renzi i ndodhet në Bruksel në Këshillin e BE’s në nji deklaratë mbas daljes nga samiti tue cek sulmin n’aeroportin Ataturk tha: “Dëshiroj me shpreh afërsinë time të thellë me qeverinë dhe popullin turk për shkak të kësaj ngjarje të përjetueme”.

Ndër të tjera Renzi u shpreh se këtyne ndodhive kërcënuese terroriste së bashku duhet t’u jepet nji përgjigje shumë e fortë. Ndërsa në llogarinë e Twiterit Renzi ka publikue mesazhin: “Zemrat tona solidarizohen me dhimbjen e popullit turk kundër këtyne lajmeve tragjike të ardhuna nga Stambolli. Na jemi kundër terrorit në çdo vend”.