Qysh u ba Kadri Veseli nga nji “i panjohun” në lider shteti

kadriveseli

Ndonëse Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, ishin së bashku në luftë, publiku nuk i njihte njajtë.

Thaçin gjithkush e dinte se ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e Veselin shumë pak kush kishte ndigjue.

Veseli në luftë ishte njoft me nofkën “Luli” e mbas luftës qendroi nën hijen e të qenit Shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Ndonëse njerëzit mund të kishin ndigjue, të paktë ishin ata që e njihnin deri në ditën kur në mënyrë publike kumtoi mbylljen e SHIK’ut, katër muej mbas pamvarësimit të Kosovës.

Nga ajo kohë ai i shpeshtoi paraqitjet publike deri më 2 Nandor 2012 kur edhe zyrtarisht Veseli e veshi petkun e politikanit tue u ba pjesë e PDK’s së drejtueme nga Hashim Thaçi.

Mbas paraqitjeve të pakënaqësive në PDK në dy palë zgjedhje Veseli u shfaq goxha aktiv, derisa Thaçi e emnoi si zavendës të parë të vetin.

Kështu Veseli, për herë të parë u ulë në karrigen e deputetit dhe u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.

Mbas përfundimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, për të parin e vendit u zgjodh Hashim Thaçi e rrjedhimisht pozita e të parit të PDK’s mbeti pa figurën e tij.

Kjo gja i hapi dyert Veselit që të konkurrojë për të parin e PDK’s, pozitë për të cilën ka shumë përkrahje nga bashkëpartiakët e tij./klan kosova/