Qysh u helmuen 9 femi mbrenda javës me ushqim!

Mbrenda nji jave vetëm në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë hospitalizu 15 persona si pasojë e helmimit nga ushqimi, prej të cilëve 9 kanë qenë fëmi.

“Gjatë muejit Korrik të këtij viti 15 qytetarë janë hospitalizu në Klinikën Infektive, në Prishtinë, si pasojë e helmimit në ushqim, prej të cilëve 9 kanë qenë fëmijë”, ka thAnë Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Konsumatori” kanë thanë se qytetarët në vend janë të rrezikuem nga produktet e dyshimta dhe me afat të skaduem, të cilat gjenden në treg.

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori”, ka thanë për Zërin se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk zbatohet as 40 për qind në Kosovë dhe moszbatimi i këtij ligji, simbas Kaçanikut, tregon rrezikun që konsumatori mund ta ketë.

“Nëse keni parasysh se 700 kilogramë hurma janë gjet në treg me afat të skaduem së fundmi, edhe shumë produkte të tjera me afat të skaduem gjenden në treg, ndërsa nuk ka kurrfarë kontrolli institucional”, shprehet Kaçaniku.