Qysh u keqpërdorën mija euro në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Agjencia shtetnore për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka shpenzue afër 4 mijë euro në angazhimin e ekspertëve të jashtëm në projektin e restaurimit dhe konservimit të shtëpive në kompleksin “Adem Jashari”.

Auditorët kanë vlerësue se ky shpenzim asht ba kundërligjshëm mbasi që nuk ka pas transparencë në angazhimin e këtyne ekspertëve.

Auditorët kanë konkludue se keqpërdorimi i këtyne mjeteve asht ba nga Agjencia shtetnore për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Drejtuesit e kësaj agjencie kanë angazhue ekspertë të jashtëm pa përfill procedurat e konkursit publik.

Këto veprime kanë ndodh gjatë vitit 2015 dhe janë publikue javën e kalueme nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Madje, simbas auditorëve, drejtuesit e kësaj agjencie ishin paralajmërue qysh para nji viti që të mos e persërisin të njajtin veprim. Por, drejtuesit e kësaj agjencie e kishin shpërfill këtë rekomandim.

Historia e angazhimit të ekspertëve pa konkurs, simbas auditorëve, ka nis që në vitin 2014, shkruen Insajderi.

Atëkohë, auditorët kishin has në nji lëshim të kësaj agjencie.

Kishin gjet se më 2014 ishte angazhue pa konkurs nji ekspert i jashtëm që ishte pague në shumë prej 150 eurosh.

Bazue në raportin e auditorëve, eksperti i jashtëm ishte angazhue për vlerësimin e ofertave të konkursit ndërkombëtar për hartimin e projektit të konservimit të shtëpive të rezistencës në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.