Video: Qysh u ndalue e u lirue Marko Djuric nga Policia!

Mediat serbe raportojnë se mbamë Policia e Kosovës në Graçanicë e ka ndalue kerrin në të cilin gjendej, Marko Djuric, i ashtuquejtuni drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverisnë e Serbisë.

Mbas debatit gjysë orësh ndërmjet policisë, zavendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanovic dhe prefektit të Graçanicës Vladeta Kostic, Dhjuric’it iu lejue qëndrimi.

Radiokim raporton se gjatë ndalimit të automjetit, policët shpjeguen se kishin urdhën me përcjellë Djuric’in deri në Merdar dhe se ka me u arrestue nëse do të kundërshtonte.

Djuric kishte dalë nga kerri dhe kishte përshëndet të tubuemit.

Aty kishte arritë edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Pavicevic.